KIM 249 – KIMI ANALITIKE II


KURSI: Bachelor KIMI
NGARKESA: Semestri zgjat 15 javë
  Leksione 45 orë  (3 ore / jave)
  Seminare 7.5 orë (1 ore/2 jave)
  Detyra Kursi 1
  Punë Laboratori 37.5 orë(2.5 ore/jave)

 

PËRSHKRIMI I  LËNDËS

Kimia analitike është një disiplinë shkencore, që bën pjesë në shkencat kimike dhe ka si objekt përpunimin e metodave analitike për njohjen e përbërjes kimike të substancave të ndryshme dhe përzierjes të ndryshme.

Gjatë ketij kursi   bëhet një shikim më i avancuar mbi metodat e precipitimit (fundërrimit), reaksionet e formimit të komplekseve, reaksionet e oksido –reduktimit dhe përpunimit statistikor të rezultateve të analizës kimike. Ky program synon të plotësojë formimim e përgjithshëm të studentëve të kimisë dhe  të thellojë njohuritë me karakter kimik që mund t’u paraqiten gjatë viteve të studimit dhe në aktivitetin e tyre profesional.