KIM 143 – KIMI E PERGJITHSHME


KURSI: Bachelor KIMI, ING MEKANIKE, ING ELEKTRIKE, BIOLOGJI, NAVIGACION
NGARKESA: Semestri zgjat 15 javë
Leksione 45 orë (3 ore / jave)
Seminare 30 orë (2 ore / jave)

 

PËRSHKRIMI I  LËNDËS

Lënda e Kimisë së Përgjithëshme synon që tu jape studenteve te Fakultettit te Shkencave Teknike njohuri baze mbi lenden,elementet dhe substancat kimike. Gjate leksioneve dhe seminareve behet nje rishikim me i avancuar i njohurive te marra ne Shkollen e Mesme te Pergjitheshme ne lenden e Kimise, kurse per ata studente qe vijne nga Shkolla te Mesme  Profesionale synohen të jepen që në fillim dhe njohuritë bazë të Kimisë së Përgjithëshme.

Ky program synon të japë një formim të përgjithshëm për të interpretuar fenomenet kimike dhe për të thelluar njohuritë me karakter kimik që mund t’u paraqiten gjatë viteve të studimit dhe në aktivitetin e tyre profesional.

Në  program janë përfshirë:

Historiku i Kimisë si shkencë. Teoria atomike e Daltonit. Formulat kimike. Nxjerrja e formulave kimike. Stekiometria. Ndërtimi i atomit. Lidhja jonike. Lidhja kovalente. Strukturat e Lewisit. Gjeometria e molekulave. Gazet. Lëngjet dhe trupat e ngurtë. Tretësirat. Reaksionet në tretësira ujore. Ekuilibri kimik.Termodinamika. Elektrokimia. Metalet. Kimia Bërthamore.