FIZ 540 – Fizike Atomike dhe Molekulare


KURSI: M.S Fizike
Semestri:
  Leksione: 4ore /jave
  Seminare 2ore/jave
  Detyra Kursi 3 gjate semestrit

 

Pershkrimi i Lendes:

Fizika Atomike dhe Molekulare luan nje rol te rendesishem ne kete cikel studimesh. Se pari , ajo eshte me e drejtperdrejte dhe aplikim konkret I mekanikes kuantike. Keshtu ajo nxit te kuptuarit dhe konkretizon rendesine e mekanikes kuantike.Per me teper, struktura themelore atomike dhe molekulare eshte baze per te gjithcka qe ne njohim rreth lendes. Ne menyre per te kuptuar, per shembull, materien e kondensuar, fiziken berthamore dhe fiziken e grimcave, ne fillimisht duhet te mesojme bazat fiziken atomike dhe molekulare. Ne perberje te kursit do te jete struktura atomike dhe molekulare. Sistemet do te trajtohen me nje nivel kompleksiteti qe vjen duke u rritur. Fillimisht do ti referohemi atomi I hidrogjenit, me pas ,heliumit, atomeve te metaleve alkaline dhe atomeve te tjere. Nje zbatim konkret I teorise se perturbimit jepet kur trajtohen perafrimet e nje fushe qendrore dhe me ps hap pas hapi futen konceptet e momentit kendor, spinit, bashkeveprimet spin-orbite, efektet berthamore dhe ndikimet e fushave te jashtme. Trajtimi I molekulave fillon me ato dyatomike. Mekanizmat e lidhjes te tilla si lidhjet jonike dhe lidhjet kovalente jane future dhe vendosur ne kuadrin e mekanikes kuantike. Trajtohen gjithashtu strukturat lekundese dhe rrotulluese si perafrime te Born-Oppenheimer. Ne fund te kursit do te trajtohen molekulat poliatomike.