FIZ 476 – Metodat e Mesimdhenies ne Fizike


KURSI:                          M.p ne  Mat-Fiz

NGARKESA:

Semestri:

Leksione:                      4ore /jave

Seminare                     2ore/jave

Detyra Kursi                3 gjate semestrit

 

Pershkrimi i kursit

Aftesimi praktik i studenteve ne zbatimin e metodave dhe strategjive te reja te mesimdhenies per shpjegimin e koncepteve, dukurive dhe parimeve te fizikes. Mesimdhenia e fizikes ne shkollen 9-vjecare: metodat, teknikat, lidhja e fizikes me shkencat e tjera.  Mesuesi i fizikes:  interesi i tij per fiziken, pergatitja per mesimdhenie, trajtimi dhe puna me studentet. Tekstet e fizikes:  tekste  te fizikes sipas  niveleve te studimit ne shkolle; tekste te mesimdhenies me objektiva, tekste me ushtrime, teste dhe detyra, puna me tekstin, teksti dhe nxenesi gjate mesimit. Njohurite fizike dhe menyrat e paraqitjes se tyre ne te gjitha ciklet e shkollimit. Ligjet dhe dukurite  fizike: njohja, kuptimi, formulimi, interpretimi cilesor  dhe zbatime te tyre. Temat: standartet dhe  objektivat e kapitujve dhe temave, permbajtja e mesimit sipas nivelit te studimit, metodat per arritjen e objektivave. Ushtrimet dhe Problemat: rendesia e tyre, tipet e ushtrimeve dhe problemave,metodat  e  zgjidhjes,  perfshirja  e  tyre  ne  mesim.  Eksperimentet  ne fizike:  qellimi  i  eksperimenteve,  menyrat  e  realizimit  te    tyre,  roli i demonstrimit gjate mesimit. Detyrat e shtepise: objektivat e tyre,   menyrat per t’i arritur ato, udhezime per zgjidhjen e detyrave, vleresimi. Testimi i njohurive, aftesive dhe shprehive te studenteve te fituara gjate leksionit, llojet e testimit –me goje, me shkrim, here pas here, ne menyre te vazhdueshme, pas nje materiali te dhene. Vleresimi: rendesia, format e vleresimit, shkalla e realizimit te objektivave.