FIZ 326 – Fizika Mjeksore


KURSI: B.S Fizike
Semestri:
Leksione: 3 ore /jave
Detyra Kursi 3 gjate semestrit

 

 

PERSHKRIMI I LENDES

Fizika mjekësore si lëndë universitare ka si synim: nga njëra anë shpjegimin e sjelljes së trupit tonë në përgjithësi dhe të dukurive fizike që ndodhin në organet e veçanta si sytë, veshët, mushkëritë, zemra dhe sistemi i qarkullimit, etj, dhe nga ana tjetër përshkrimin e parimeve fizike të instrumenteve që përdoren në diagnostikimin dhe kurimin/terapinë mjekësore, duke filluar nga termometri mjekësor dhe stetoskopi dhe duke përfunduar tek aparatet që përdorin rrezet-X apo rrezatime të tjera fizike.

Materiali i përfshirë në këtë cikel të fizikës mjekësore ka të bëjë  me dy fusha të mjekësisë me interes të veçantë për fizikanin: mjekësinë bërthamore dhe imazherinë mjekësore.