FIZ 152 – FIZIKE 2


KURSI: Bachelor Fizike, Matematike-Fizike, Inxhinieri Elektrike, Matematike, Inxhinieri Mekanike dhe Navale, Kimi, Navigacion, Navigacion Peshkim etj.
NGARKESA: Semestri zgjat 15 jave
  Leksione 3 ore/jave
  Seminare 2 ore/jave
  Detyra Kursi 2 ne semester
  Pune Laboratori

 

PERSHKRIMI I LENDES

FIZ 152 eshte nje kurs qe paraqet hyrjen ne fizike per studentet e shkencave dhe inxhinierise. Kursi zhvillohet ne semestrin e dyte dhe shlyhet me provim semestral. Studimi ketij kursi perfshin elektricitetin, magnetizmin, optiken dhe fiziken moderne.

Synimi i ketij kursi eshte aplikimi i koncepteve dhe modeleve te mesuara ne kursin e Hyrjes ne Fizike I  (FIZ 151) per te kuptuar konceptet e reja dhe parimet e fizikes; analizimi i situatave fizike dhe aplikimi i njohurive te marra ne kurset e matematikes per zgjidhjen e problemave; njohja e aplikimeve te fizikes ne shkencat e tjera. Per te arritur keto synime duhet qe studentet te arrijne te mesuarin konceptual duke dhene argumente dhe arsyetime fizike .

Studentet duhet te permiresojne strategjine e zgjidhjes se problemave, te cilat kerkojne lidhjen e koncepteve te marra me pare me ato koncepte qe do te merren gjate kapitujve ne vazhdim. Kursi do te perfshije shembuj praktike qe demonstrojne rolin e fizikes ne shkencat e tjera si shkencat inxhinierike, informatike, kimia si dhe aplikimet qe lidhen me teknologjine moderne.