FIZ 151 – FIZIKE 1


KURSI:                                Bachelor/Master ne  Fizike, Matematike-Fizike, Inxhinieri Elektrike, Matematike, Inxhinieri Mekanike dhe Navale,Kimi, Navigacion, Navigacion Peshkim etj.

 

NGARKESA: Semestri zgjat 15 jave
Leksione 3 ore/jave
Seminare 2 ore/jave
Detyra Kursi 2 detyra ne semester
Pune Laboratori 10 pune laboratori ne semester

 

PERSHKRIMI I LENDES

Per studentet e shkencave dhe te inxhinierise. Temat perfshijne studimin e mekanikes klasike dhe termodinamikes: idete njutoniane te hapesires, kohes dhe levizjes, ligjet e ruajtjes, lekundjet dhe valet, fluidet, teoria kinetike e gazeve dhe parimet e termodinamikes. Ky kurs synon pervetesimin e koncepteve dhe parimeve baze dhe aftesimin e studenteve ne zgjidhjen e problemave; motivimin e studenteve permes shembujve praktike nga jeta e perditshme qe demonstrojne rolin e fizikes ne disiplinat e tjera si: inxhinierite, matematika, kimia, biologjia, informatika;  pajisjen e studenteve me nje kornize konceptuale per ristrukturimin e njohurive te tyre, duke pretenduar kalimin e tyre gradualisht nga niveli i njohjes ne nivelin e studimit te fizikes. Permbush kerkesat e edukimit te pergjithshem universitar per studentet e shkencave dhe inxhinierive.