FIN 563 – DREJTIMI I NDËRMJETËSVE JOBANKARË


Kredite 8

Ngarkesa: 3/2

Qëllimi i kursit

Programi lëndës “Drejtimi i ndërmjetësve financiare jo banka” ka për objektivë të shpjegojë dhe tu mësojë studentëve të nivelit pasuniversitar kategoritë e ndryshme të riskut me të cilën ballafaqohen të gjitha kategoritë e subjekteve mikro dhe makroekonomike. Këtu synohet të shpjegohen llojet e risqeve që kërcënojnë individin dhe bizneset, të lidhura ngushtë me pasojat që sjellin ngjarjet e ndodhura nga provokimi i risqeve.Transferimi i risqeve dhe mbrojtja nga dëmet materiale dhe jo materiale që shkaktojnë ato janë bërë sot objekti i një prej bizneseve më të rëndësishme të botës së financës, të kompanive të sigurimeve. Vetë kompanitë e sigurimeve janë ndër operatorët më aktivë të sistemit financiar dhe të tregut të kapitaleve.Risqet kërconojnë me rradhë jetën, pasurinë dhe përgjegjësinë e personave fizikë dhe juridikë. Pikërisht shpjegimi i llojeve të ndryshme të risqeve dhe mënyrat e mbrojtjes prej tyre, janë objekt i lëndës.Në program i është kushtuar rëndësi e madh shpjegimit dhe vlerësimit të dëmeve që shkaktojnë risqet e sigurueshme. Po kështu vënd tërëndësishëm zë trajtimi i konceptit të llogaritjes së primit, të aktuaristikës dhe të vlerësimit matematikor dhe statistikor të riskut.Studentët do të marrin njohuri të mjaftueshme mbi bilancin e kompanive të sigurimeve, aktivet dhe pasivet e tyre, mbi të ardhurat dhe shpenzimet e kompanive të sigurimeve, mbi konceptin e rezervave dhe të teknikave të llogaritjes së tyre

Përmbajtja e kursit

KREU I : Risku dhe sigurimet.

KREU II : Klasat e riskut dhe sjelljet e kompanive të sigurimeve. KREU III : Parimet e sigurimeve

KREU IV : Sigurimet e jetës KREU V : Sigurimet e pronësisë KREU VI : Sigurimet e përgjegjësisë

KREU VII : Primet në sigurime, teknikat e llogaritjes së primeve dhe aktuaristika

KREU VIII : Sigurimet dhe risigurimet

KREU IX : Bilanci i kompanive të sigurimeve dhe llogaritja e rezultatit financiar

KREU X : Dëmshpërblimi në sigurime dhe modelet e vlerësimit të tyre

KREU XI : Investimet e kompanive të sigurimeve dhe likujditeti

KREU XII : Kompanitë e sigurimeve në tregun financiar

KREU XIII : Fondet private të pensioneve

KREU XIV : Fondet e Investimeve

KREU XV : Ndërmjetësit financiar të tipit kooperativ