FIN 543 – INVESTIMET NË PASURITË E PALUAJTSHME: ANALIZA DHE FINANCIMI


Kredite 8

Ngarkesa: 3/2

Qëllimi i kursit

Ky kurs ka synim kryesor të pajisë studentët me njohuritë më të mëtejshme në fushën e pasurive të paluajtshme.Programi përfshin dhënien e njohurive të rëndësishme mbi operatorët që operojnë në këtë treg si edhe modelin ekonomik që përdoret për analizën e ketij tregu. Një vend të rëndësishëm do të zërë në program financimi i sektorit residencial si një ndër segmentet më të rëndësishëm të tregut të pasurive në vendin tonë i shoqëruar me njohuritë në proçesin e taksimit të këtyre pasurive. Gjithashtu do të njihen me strukturën e kompanive që veprojnë në këtë treg në disa prej vendeve të zhvilluara. Analiza e riskut të këtij tregu marrja e aftësive për njohjen e risqeve që mbartin investitorët që investojnë në këtë treg do të kenë një rëndësi jo vetëm nga pikpamja teorike por edhe praktike. Programi është një ndërthurje midis përvojës më të mirë botërore në fushën e investimeve në tregjet botërore të pasurive të paluajtshme me realitetin shqiptar, i cili ndryshon në vazhdimësi.

Përmbajtja e kursit

KREU I : Tregu i pasurive të paluajtshme

KREU II : Operatoret që veprojnë në pasuritë e paluajtshme.

KREU III : Modeli ekonomik për analizën e pasurive të paluajtshme.

KREU IV : Konceptet legale të tregut të pasurive reale. KREU V : Finacimi i pasurive të paluajtshme

KREU VI : Faktori interes në financim

KREU VII :Financimi i pasuirve rezidenciale

KREU VIII : Çmimi, investimet dhe taximi i pasurive residenciale

KREU IX : Qeraja , renta dhe tregu i hapsirës.

KREU X : Analiza e riskut

KREU XI : Joint Ventures dhe partnerships në tregun e pasurive reale

KREU XII : REITS