FIN 515 – ANALIZA E PASQYRAVE FINANCIARE


Kredite 8

Ngarkesa: 3/2

Qëllimi i kursit

Ky kurs fokusohet në njohuritë dhe shprehitë e nevojshme për një analizë të hollësishme të gjendjes dhe performancës financiare. Ai synon së pari kultivimin e aftësisë për të lexuar e kuptuar sistemin modern të publikimit të gjendjes financiare, të komunikimit financiar dhe teknikave analitike të nevojshme për të kryer analizën e pasqyrave financiare. Së dyti ky kurs ka për qëllim të kultivojë aftësinë dhe zotësinë për të përdorur teknikat dhe mjetet e përshtatshme të analizës dhe interpretimit të gjendjes dhe performancës financiare të njësisë ekonomike. Një vend të rëndësishëm në këtë kurs zënë trajtimet që lidhen me vlerësimin e kompanisë, me vlerësimin e fitimit, të përfitueshmërisë e riskut, të cilat nuk mund t’i shmangen trajtimit sipas standarteve të reja të vlerësimit të performancës financiare të njësisë ekonomike. Në çdo kapitull ka shembuj konkretë të shoqëruar nga pasqyra financiare të njësive ekonomike të ndryshme, të vendit apo të huaja, për të mundësuar të kuptuarit e koncepteve, lidhjen e treguesve të pasqyrave financiare me njëra tjetrën dhe përdorimin e tyre në të njëjtën kohë.

Përmbajtja e kursit

KREU I :     Hyrje në analizën e pasqyrave financiare

KREU II :     Bilanci kontabël. Analiza e aktiviteteve investuese KREU III :   Bilanci kontabël. Analiza e aktiviteteve financuese KREU IV : Analiza e pasqyrës së të ardhurave dhe përfitueshmëria KREU V :   Analiza e flukseve monetare

KREU VI : Analiza kontabël. Cilësia e fitimit

KREU VII : Manipulimet në pasqyrat financiare

KREU VIII : Analiza e likuiditetit të shoqërisë

KREU IX :   Analiza e strukturës dhe aftësia paguese

KREU X :     Analiza e treguesve të kthimit

KREU XI :   Analiza e perspektivës

KREU XII : Metodat e vlerësimit të shoqërisë

KREU XIII : Analiza me qëllim kredidhënie

KREU XIV : Analiza e pasqyrave financiare të shoqërive të sigurimit

KREU XV : Analiza e pasqyrave në sektorë të veçantë

KREU XVI : Analiza e ndërmarrjeve në vështirësi financiare