FIN 422 – TEORIA E AVANCUAR E TREGJEVE DHE INSTITUCIONEVE FINANCIARE


Kredite 6

Ngarkesa: 3 /1

Qëllimi i Kursit

Lënda Tregjet dhe Institucionet Financiare ka si qëllim kryesor të pais studentët e vitit të parë të programit “Master i Shkencave në FINANCË”, të Fakultetit të Ekonomise, me njohuri të thelluara për tregjet dhe institucionet financiare për kontratat e ndryshme, për bursën dhe funksionimin e saj, për ofertat publike e ndërmjetësit financiarë, etj.

Nëpërmjet zhvillimit të leksioneve e seminareve të kësaj lënde synohet të realizohet konsolidimi i njohurive për tregun monetar, tregun valutor dhe tregjet e kapitalit, për instrumentet financiare dhe për titujt e ndryshëm. Studenti paiset me njohuri edhe Programi i kësaj lënde zhvillohet me studentët e programit Master i Shkencave në Financë. Ky program synon t’i pajis studentët me njohuritë e nevojshme për tregjet financiare dhe treguesit e tregjeve financiarë, për produktet që tregtohen në to dhe mënyrat e tregtimit, për bursën e letrave me vlerë dhe për kërkesat e domosdoshme që duhet të plotësojnë shoqëritë për t’u kuotuar në këtë bursë, për kontratat me afat për shitblerjen e instrumenteve financiare, etj

Përmbajtja e kursit

KREU I: Koncepte të përgjithshme mbi tregjet financiarë

KREU II: Tregu i kapitaleve KREU III: Tregjet monetarë KREU IV: Tregu valutor

KREU V: Normat e interesit dhe roli i tyre në vlerësim

KREU VI: Kuptimi i instrumenteve financiarë

KREU VII: Koncepte të përgjithshme mbi obligacionet

KREU VIII: Llojet kryesore të obligacioneve dhe metodat e shlyerjes KREU IX: Shlyerja e obligacioneve dhe forma e letrave me vlerë KREU X: Llojet kryesore të aksioneve

KREU XI: Treguesit e tregut të kapitaleve, kërkesa dhe oferta për letrat me vlerë

KREU XII: Tregu i kontratave me afat dhe i kontratave të ardhshme

KREU XIII: Tregu kontratave të opsioneve

KREU XIV: Tregu i këmbesave dhe i kontratave tavan dhe dysheme

KREU XV: Ndërmjetësit financiarë bankarë dhe jobankarë

KREU XVI: Bursa e letrave me vlere

KREU XVII: Oferta publike

KREU XVIII: Tregu i huave hipotekore

KREU XIX: Bankat e investimeve