FIN 419 – DREJTIMI FINANCIAR NDËRKOMBËTAR


Kredite 8

Ngarkesa: 3/2

Qëllimi i kursit

Lënda synon të japi njohuri studentëve mbi informacionet bazë të koncepteve më të rëndësishme në Financat Ndërkombëtare. Në fillim të këtij kursi studentët do të mësojnë gjërat më të rëndësishme në tregjet financiare dhe se si funksionojnë tregëtitë ndërkombëtare financiare, flukset e kapitalit, përqindjet e interesit, inflacioni dhe rregullat monetare e fiskale. Më së fundi do të studiojmë se si këto çështje ndikojnë në vendimet që marrin investitorët dhe koorporatat. Do të diskutohen tema të tjera në lidhje me tregjet e këmbimit valutor, tregjet internacionale të bonove, se si mund të eleminosh riskun e tregjeve të huaja, valuta dhe kriza financiare se si të përcaktosh vleren e aseteve internacionale, buxheti kapital, rritja e kapitalit ndërkombetar.

Lënda synon të kontribuojë në plotësimin e njohurive dhe të aftësive vendimarrëse të specialisteve të manaxhimit të biznesit. Studentët duke studiuar konceptet bazë të Financave Ndëerkombëtare do të jenë në gjendje të orientohen më mirë në situata të vështira dhe kritike, ku zgjedhjet nuk janë të lehta dhe për më tepër nuk mund të merren të gatshme nga ligjet dhe rregullat.

Përsa i përket temave që trajtohen në këte lëndë mund të themi se objekti i tyre është kompleks dhe varion në saj të natyrës metodologjike, si dhe nga diferencat që ekzistojnë në shkallën e zhvillimit ekonomiko-shoqëror, nga tradita, niveli i emancipimit social etj

Përmbajtja e kursit

KREU I : Vështrim i përgjithshëm mbi financat ndërkombëtare. KREU II : Përcaktimi i kurseve të këmbimit

KREU III : Sistemi monetar ndërkombëtar

KREU IV : Bilanci i pagesave dhe lidhjet ekonomike nderkombetare

KREU V : Tregu i këmbimit valutor

KREU VI : Tregjet e kontratave me afat dhe të opsioneve

KREU VII : Kushtet e barazisë në Financën ndërkombëtare dhe parashikimi valutor KREU VIII : Matja dhe manaxhimi i ekspozimit kontabël dhe atij të transaksioneve KREU IX : Matja dhe manaxhimi i ekspozimit ekonomik

KREU X : Manaxhimi i sistemeve shumëkombëshe financiare

KREU XI : Investimi nëe portofolin ndërkombëtar

KREU XII : Strategjia e firmës dhe investimet e huaja të drejtëpërdrejta

KREU XIII : Matja dhe manaxhimi i riskut politik

KREU XIV : Buxhetimi i kapitalit për firmat shumëkombëshe

KREU XV : Manaxhimi i aktiveve korente dhe financimi afatshkurtër

KREU XVI: Raste studimi për kompani dhe firma të huaja dhe shqiptare