FIN 317 – VENDIMET FINANCIARE TË KORPORATAVE


Ngarkesa: 3/2

Qëllimi i kursit:

Nëpërmjet zhvillimit të orëve të leksioneve, ushtrimeve dhe seminareve synohet që studentët të marrin njohuritë bazë të vendimeve financiare të korporatave. Kjo lëndë ka si qëllim të saj kryesor pajisjen e studentëve të studimeve Bachelor në Financë, Matematikë Financë dhe Aktuaristikë me njohuritë e nevojshme për problemet kryesore të financave të shoqërive tregtare dhe korporateve, të tilla si drejtimi i kapitalit qarkullues, burimet e financimit afatshkurtër, burimet e financimit afatmesëm dhe afatgjatë, kostoja e kapitalit, leasingu, struktura financiare dhe leva financiare, politika e dividendëve, shkrirjet dhe blerjet e shoqërive, etj.

Përmbajtja e kursit:

KREU I: Financat dhe menaxheri financiar

KREU II: Vlera aktuale, Objektivat e Shoqërisë dhe Qeverisja e Korporatës

KREU III: Parashikimi Financiar dhe analiza e pasqyrave financiare

KREU IV: Risku konceptet, llojet, matja e metodave dhe influenca e tyre në vendimet financiare te  korporatave.

KREU V: Drejtimi i aktiveve qarkulluese

KREU VI: Burimet e financimit afatshkurtër

KREU VII: Burimet e financimit afatmesëm

KREU VIII: Tregjet e titujve afatgjatë

KREU IX: Financimi me aksione të zakonshme

KREU X: Financimi me borxh dhe aksione të preferuara

KREU XI: Përdorimi i opsioneve në financimin e shoqërive

KREU XII: Obligacionet me warrant dhe obligacionet e këmbueshme

KREU XIII: Oferta fillestare e publikut. Bankat investuese dhe ristrukturimi i financimit

KREU XIV: Leasing-u financiar

KREU XV: Struktura e kapitalit dhe leva financiare, Financimi i kapitalit

KREU XVI: Shkrirjet dhe blerjet e shoqërive