FIN 226 – TEKNIKA BANKARE


Ngarkesa: 3/1

Qëllimi i kursit:

Lënda synon t’u japë studentëve të specialitetit Financë – Kontabilitet njohuritë e nevojshme kryesisht në fushën e teknikave të veprimtarisë bankare të bankave të nivelit të dytë. Njohuritë që jep kjo lëndë janë të mjaftueshme për të bërë që specialistët e ardhshëm të financës të shoqërive tregtare të jenë të aftë për të vepruar në marrëdhëniet e biznesit me bankat e tyre. Boshtin e lëndës, e përbëjnë problemet që lidhen me kuptimin dhe funksionet e bankave të nivelit të dytë, llojet e veprimtarive dhe të shërbimeve që ofrojnë ato.

Lënda synon të mundësojë edhe formimin minimal teorik të domosdoshëm që lehtëson kuptimin e njohurive në disiplina të tjera si: “Paraja dhe banka”, “Drejtimi Bankar”, etj.

Përmbajtja e kursit:

KREU I:     Banka dhe rregullimi bankar

KREU II:    Depozitat bankare

KREU III:   Depozitat në llogaritë rrjedhëse

KREU IV:   Shërbimi bankar i arkëtimeve dhe i  pagesave

KREU V:    Autorizimi i kredive

KREU VI:   Çelja e kredive

KREU VII:  Skontimi

KREU VIII: Paradhëniet

KREU IX:   Mbartjet (marrëveshjet e riblerjes)

KREU X:    Veprimtaria parabankare dhe shërbimet kolaterale

KREU XI:  Kreditimi i individëve

KREU XII: Bilanci i bankave