FIN 220 – FINANCA 2


 

Kredite 8

Ngarkesa: 3/2

Qëllimi i kursit:

Temat e trajtuara në lëndën Financia 2, siguron një formim të përgjithshëm  me njohuri bashkёkohore nё fushёn e financёs dhe drejtimit financiar pёr shoqёri tё ndryshme. Synon tё sigurojё atё lidhje, integrim dhe bashkёveprim aq tё domosdoshёm midis biznesit tё shoqёrive dhe atij tё institucioneve financiare dhe bankare nё kuadrin e njё tregu financiar nё zhvillim.

Ky program ёshtё i  orientuar drejt bizneseve fitimprurёse, por parimet dhe konceptet  me tё cilat njihet studenti  janё tё zbatueshme edhe pёr organizatat   publike dhe jofitimprurёse. Gjithashtu parimet e marrjes sё vendimeve mund tё zbatohen edhe nё fushёn e financave personale.

Nё kёtё program pёrfshihen edhe probleme tё drejtimit tё kapitalit qarkullues, aq i domosdoshёm dhe aktual nё shoqёritё tregtare, probleme tё financimit afatshkurtёr, afatmesёm dhe afatgjatё.

Përmbajtja e kursit:

KREU I:     Roli i financës dhe i drejtimit financiar

KREU II:    Parashikimi financiar

KREU III:   Vlerësimi i gjendjes financiare

KREU IV:   Planifikimi i fitimit për këto shoqëri

KREU V:    Vlera në kohë e parasë

KREU VI:   Risku dhe kthimi

KREU VII:  Vlerësimi dhe normat e kthimit

KREU VIII: Buxhetimi i kapitalit, rrjedhjet e arkës

KREU IX:   Teknikat e buxhetimit të kapitalit

KREU X:    Buxhetimi i kapitalit dhe rregullimi me riskun

KREU XI:  Kosto e kapitalit

KREU XII: Leva financiare dhe struktura e kapitalit

KREU XIII: Politika e dividentëve

KREU XIV: Drejtimi i aktiveve korrente

KREU XV: Burimet e financimit afatshkurtër