FIN 120 – FINANCA 1


Kredite: 8

Ngarkesa: 3/2

Qëllimi i kursit:

Temat       e        trajtuara       në        lëndën       Hyrje       në        Financë       ju        ofrojnë       studentëve       njohuritë       themelore teorike dhe praktike për njohjen dhe përdorimin e teknikave financiare dhe bankare. Gjithashtu këto njohuri do te ndihmojnë në kuptimin e mënyrës së funksionimit të bankës qendrore, dhe bankave të nivelit të dytë, qarkullimin e pagesave, veprimtarinë kreditore të bankave komerciale, rregullimin bankar në Shqipëri dhe në Komunitetin Europian. Gjithashtu ato do tё japin njohuritë e para nё kuptimin e rolit dhe rëndësinë e financave publike dhe politikave fiskale.

Përmbajtja e kursit:

KREU I:     Bazat themelore të shkencës së financës

KREU II:    Funksioni i parasë

KREU III:   Vlera në kohëe e parasë

KREU IV:   Institucionet dhe tregjet financiare

KREU V:    Sistemi monetar ndërkombëtar

KREU VI:   Cash flow dhe tatimi

KREU VII:  Pasqyrat financiare

KREU VIII: Analiza e pasqyreve financiare

KREU IX:   Normat e interesit

KREU X:    Strategjia e menaxhimit në sistemin bankar

KREU XI:  Bonot e thesarit (letrat me vlerë) dhe vlera e tyre

KREU XII: Risku dhe kthimi nga investimi

KREU XIII: Aksionet dhe vlera e tyre

KREU XIV: Inflacioni dhe deflacioni