EGR 240 – ELEKTRONIKA ANALOGE


KURSI: Bachelor: Inxhinieri Elektrike, Fizike
NGARKESA: Semestri zgjat 15 jave
  Leksione 3 ore
  Seminare 2 ore
  Detyra Kursi 2
  Pune Laboratori 6

 

PERSHKRIMI I LENDES: “Elektronika Analoge”

Programi i lёndёs “Elektronika Analoge synon qё tё jap njohuritё bazё pёr qarqet e Elektronikёs moderne, siç janё qarqet me gjysmë përçues (dioda, transistor dhe përforcues operacional), gjeneratorёt e sinjaleve, si dhe parimet kryesore tё veprimit tё tyre. Gjatё zhvillimit tё kёsaj lёnde studentёt do tё aftёsohen pёr tё analizuar mёnyrat e kryerjes sё funksioneve nga qarqet e ndryshёm tё elektronikёs analoge, siç janë përforcuesit dhe gjeneratorët e sinjaleve, kryerja e veprimeve matematike. Kёshtu studentёt marrin njohuritё e duhura dhe arrijnё gradualisht tё kuptojnё veprimin e sistemeve moderne të elektronikës, si dhe tё qarqeve tё tjerё kompleks që përdoren gjërësisht në teknikat inxhinjerike.

Teknikat elektronike që do të studjohen në këtë program mësimor kanë një rëndësi shumë të madhe për studentët e fakulteteve inxhinjerike, sepse ato zbatohen në fusha shumë të ndryshme të aktivitetit njerëzor, sistemet e radio ndërlidhjes dhe të telefonisë pa tel (telefoninë celulare), në aparaturat mjeksore për diagnostifikim (skanerat), në teknikat ushtarake, te radarët dhe navigacioni, në përpunimin e informacionit, në proçeset teknologjike industriale, në përgatitjen dhe përdorimin e produkteve të konsumit, etj. Përgatitja e inxhinjerëve të ardhëshëm, konsiderohet me mangësi të theksuara, në qoftë se ata nuk do të marrin në universitet njohurit e nevojshme të teknikave të elektronikës. Qëllimi thelbësor i kësaj lënde është të ndihmojë studentët që të njohin bazat e kësaj lënde, si dhe të aftësohen për njohur zbatimet praktike kryesore të teknikave elektronike. Nëpërmjet kësaj lënde studentët do të fitojnë jo vetëm njohuri teorike për këto qarqe, por në seancat e punëve praktike në laborator studentët do të familjarizohen me strukturën, ndërtimin dhe funksionimin e sistemeve elektronik. Orët e punëve laboratorike që janë parashikuar në programin e kësaj lënde do t’i ndihmojë studentët për të realizuar qarqe funksionalë elektronik si dhe të mësojnë të përcaktojnë dhe të kontrollojnë cilësitë e tyre. Në këtë mënyrë studentët do të fitojnë shprehi praktike për të njohur sa më mirë qarqet elektronik që do të ndeshin në punën e tyre në të ardhmen. Laboratori që shoqëron kursin e kësaj lënde është modern dhe realizon plotësisht qëllimet dhe përmbajtjen e saj.

Programi i kёsaj lёnde ёshtё hartuar duke u konsultuar me programet pёkatёse tё universiteteve tё huaja dhe duke pasqyruar eksperiencёn e tyre, kёshtu qё studentёt tanё do ta studjojnё lёndёn “Elektronika Analoge” nё mёnyrё tё njejtё me ato tё studentёve tё universiteteve tё tjera..