EE 375 – MEKATRONIKE


KURSI: Bachelor Inxhienieri Elektrike , Inxhinieri Navale
NGARKESA: Semestri zgjat 15 jave
  Leksione 3 ore
  Seminare 2 ore
  Detyra Kursi 1

 

PERSHKRIMI I LENDES

Lënda Mektronikë ka për qëllim të njohë studentin me principet bazë të mekatronikës. Ajo është një ndërthurje midis inxhinierisë mekanike, inxhinierisë elektrike,inxhinierisë elektronike, softwareve, dizajnit dhe sistemeve të kontrollit. Më imtësisht do të studiohen: përcaktimi i elementeve përbërës të mekatronikës, ligjet bazë të sistemeve elektrike, sensorët dhe shndërruesat bashkë me përkufizimin dha ndarjen e tyre. Do të vazhdohet me sistemin hidraulik dhe pneumatik, kontrollin e sistemeve elektrohidraulike. Studenti do të njihet më pas me sinjalet: sinjalin analog dhe digital, sinjalet dhe sistemet, proceset e digitalizimit të sinjalit, shndërruesat digital, sinjali analog dhe digital. Aktorët me motorët e rrymës së vazhduar, motorët sinkron, motorët asinkron dhe tipa të veçantë motorësh. Sinjalet dhe sistemet do të zënë një pjesë të rëndësishme në këtë lëndë, ku do të përfshihen tematika si: njohuri të përgjithshme mbi kompjuterin si mjet bazë i sistemeve mekatronike, automatizimi i proceseve, skemat e thjeshta të automatizimit si edhe simulacionet në kompjuter të proceseve të ndryshme..