EE 370 – TEKNIKE SIGURIMI


KURSI: Bachelor në Inxhinieri Elektrike
NGARKESA: Semestri zgjat 15 jave
  Leksione 3 ore
  Seminare 1 ore
  Detyra Kursi 1 ore

 

PERSHKRIMI I LENDES

Lënda synon t’u japë studentëve njohuri të thelluara mbi teknikën e sigurimit. Në të jepen njohuri të thelluara mbi dukuritë që shoqërojnë kalimin e rrymës elektrike nëpër trupin e njeriut, shkallën e rrezikshmërisë së rrjeteve të ndryshme si dhe masat dhe mjetet mbrojtëse për punë të parrezikshme në instalimet elektrike. Studentët do të njihen me rrezikshmërinë e dëmtimit nga rryma në rrjetat e ndryshme elektrike, rrjetat njëfazore, dyfazore dhe trefazore. Do të njohin masat e përgjithshme të sigurimit në instalimet elektrike, klasifikimin e instalimeve elektrike sipas shkallës së rrezikshmërisë, kualifikimin e njerëzve që merren me pajisjet elektrike. Do të mësojnë si të mbrojtja nga kalimi i tensionit në pjesët jo rrymësjellëse, nga prekja e pjesëve rrymësjellëse e si të kontrollojnë dhe parandalojnë izolimin e dëmtuar. Do të njihen me masat mbrojtëse nga veprimi i fushës elektromagnetike të  frekuencës  industriale  në  pajisjet  elektrike  të  tensioneve  shumë  të  larta  si  edhe  me  klasifikimin  e  instalimeve  elektrike  sipas  shkallës  së rrezikshmërisë.