EE 361- MAKINAT ELEKTRIKE


KURSI: Bachelor në Inxhinieri Elektrike
NGARKESA: Semestri zgjat 15 jave
  Leksione 3 ore
  Seminare 2 ore
  Detyra Kursi 1 ore
  Punë Laboratori 4 ore

 

PERSHKRIMI I LENDES

Kjo lëndë bazohet në katër shtylla bazë: Transformatori, makinat asinkrone, makinat sinkrone dhe makinat e rrymës së vazhduar. Te transformatorët do të studiohen kryesisht: materialet përcjellëse dhe magnetike, qarqet magnetike, materialet izoluese. Pastaj do të kalojmë tek skemat e lidhjes së pështjellave në transformatorët tre-fazorë, fusha magnetike dhe induktivitetet e pështjellave, tek skema e zëvendësimit të transformatorit, etj Së dyti, do të studiohen Makinat Asinkrone, ku do të shpjegohet parimi i punës dhe ndërtimi dhe regjimet e punës së tyre. Do të vijojmë me ekuacionin e momenteve dhe karakteristikat mekanike të makinës asinkrone, momentin elektromagnetik si dhe qëndrueshmërinë statike dhe aftësinë për mbingarkesë. Një komponent i rëndësishëm i makinave asinkrone janë shpjegimi i punës së motorëve asinkron, lëshimi dhe rregullimi i shpejtësisë në motorët asinkron. Së treti, studentët do të njihen me Makinat sinkrone. Parimi dhe regjimet e punës së makinës sinkrone sistemet e eksitimit të tyre do të ndiqen, ndër të tjera nga njohuritë rreth gjeneratorëve sinkron, lidhjes në paralel me rrjetin e gjeneratorëve sinkron. Së fundi, do të trajtojmë Makinat e rrymës së vazhduar, konstruksionin e tyre, rolin e kolektorit dhe momentin elektromagnetik.