EE 350 – AUTOMATET LLOGJIK I PROGRAMUESHEM


KURSI: Bachelor Inxhinieri Elektrike
NGARKESA: Semestri zgjat 15 jave
  Leksione 3 ore
  Seminare 2 ore
  Detyra Kursi
  Pune Laboratori

 

PERSHKRIMI I LENDES

Qellimi i kesaj lende eshte te identifikoje dhe te shpjegoje karakteristikat kryesore te ndertimit,arkitekturen e brendshmedhe funksionet kryesore te nje PLC.Te pershkruaje dhe te identifikoje karakteristikat e pajisjeve te hyrjes dhe te daljes,te shpjegoje procesimin e sinjaleve hyrese  dhe dales nga PLC,te pershkruaje lniket e komunikimit ne nje sistem PLC,protokollet dhe metodat e lidhjes ne rrjet.

Studenti do te jete ne gjendje te  ndjeke zhvillimin e nje  programi ne diagramen shkalle per funksionet llogjike AND, OR, NOR ,NAND, NOT dhe XOR duke perfshire ne te dhe rele te brendshme,kohezues,numerues,rregjistra sekuenciale etj.

Gjithashtu ai mund te krijoje dhe   te kuptoje diagramat e funksioneve bllok,listen e instruksioneve,tekstin e strukturuar dhe programet e grafikeve te funksioneve sekuenciale.

Ne kete lende studenti do te njohe metodat e sigurise te sistemeve PLC dhe metodat qe perdoren per gjetjen e gabimit,testimit dhe korrigjimin .