EE 348 – BAZAT E AUTOMATIKËS 2


KURSI: Bachelor Inxhinieri Elektrike
NGARKESA: Semestri zgjat 15 jave
  Leksione 3 ore
  Seminare 2 ore
  Detyra Kursi 2
  Pune Laboratori

 

PËRSHKRIMI I LENDËS

Qellimi i kursit është të thellojë studimin e sistemeve të kontrollit automatik, njohja me skemat e avancuara dhe teknikat e projektimit të sistemeve të kontrollit analog dhe dixhital. Diskutohen koncepte specifike, metodat dhe mjetet për modelimin dhe kontrollin e proceseve industriale. Probleme të kontrollit: një vështrim i përgjithshëm. Rregulatoret industrial; rregullat empirike të projektimit. Sistemet e kontrollit lineare invariante në kohë; qëndrueshmëria dhe analiza e gabimit; karakteristikat e punës. Bazat e projektimit të sistemeve të kontrollit në zonën e frekuencës; projektimi i rregullatorëve me bazë modelin. Arkitekturat joelementare të kontrollit: kontrolli me lidhje të kundërt, kontrolli në seri.