EE 345 – TEKNOLOGJIA E MATERIALEVE ELEKTRIKE


KURSI: Bachelor Inxhinieri Elektrike
NGARKESA: Semestri zgjat 15 jave
  Leksione 3 ore
  Seminare 2 ore
  Detyra Kursi
  Pune Laboratori

 

PERSHKRIMI I LENDES

Teknologjia e materialeve elektrike ka per qellim te familjarizoje studentet me shkencen, teknologjine dhe perdorimet e ndryshme te tipeve te materialeve kryesore qe perdoren ne fushen e inxhinierise elektrike. Pas nje hyrje te pergjithshme mbi kimine dhe mikrostrukturen e lendes  do te trajtohen kater grupet kryesore te materialeve elektrike: materialet percues, gjysmepercues, materialet diaelektrik dhe magnetik.

Ne pjesen e pare do te trajtohen: Struktura atomike e lendes, Teoria e atomit – kendveshtrim i pergjithshem mbi evolucionin e tij. Lidhjet kimike paresore dhe sekondare, Impakti ne vetite e lendes dhe gjendjet e saj. Gjendjet e lendes, gjendja e ngurte, e lenget dhe e gazte, kurbat e trasformimit. Gjendja e ngurte dhe strukturat kristaline. Koeficienti i paketimit, difraksioni. Ligji i Bragg. Percueshmeria elektrike. Bandat e percueshmerise dhe te valences. Trasformimet e fazave. Kurbat e ftohjes. Tretesirat e ngurta. Proceset e prodhimit te materialeve.

Ne pjesen e dyte: Percueshmeria elektrike. Materialet percues, gjysmepercues dhe diaelektriket. Njohuri te pergjithshme. Proceset  e prodhimit te materialeve metalike. Celiku dhe Giza. Diagramat e fazave. Klasifikimi i celiqeve dhe gizes dhe perdorimet. Proceset e prodhimit te bakrit dhe perdorimet. Proceset e prodhimit te alumiminit dhe perdorimet. Materialet polimerike.

Ne pjesen e trete: Materialet përçuese. Bakri, alumini dhe lidhjet e tyre. Vetitë elektrike. Materiale superpërçuese. Materiale përçues per qellime speciale. Materialet  në  fushën  magnetike,  diamagnetike,  paramagnetike,  feromagnetike,  antiferomagnetike,  llojet  e  materialeve  magnetike  dhe  veçoritë  e  tyre. Materialet e buta magnetike. Materialet e forta magnetike. Feritet.