EE 337 – MATJE ELEKTRIKE


KURSI: Bachelor në Inxhinieri Elektrike
NGARKESA: Semestri zgjat 15 jave
  Leksione 3 ore
  Seminare 1 ore
  Detyra Kursi 1 ore

 

PERSHKRIMI I LENDES

Lënda  synon  t’u  japë  studentëve  njohuri  të  thelluara  mbi  matjet  elektrike.  Në  të  jepen  njohuri  të  thelluara  mbi  aparatet  e  matjeve  elektrike, transformatorët matës të rrymës dhe të tensionit, matjen e madhësive elektrike, aparatet matës elektronike, amplifikatorët operacional. Më pas do të shpjegohen sinjalet dhe zhurmat bashkë me klasifikimin e tyre, shndërruesi ADC dhe DAC si dhe sistemet e mbledhjes së të dhënave etj.  Studentët do të njihen më pas me njohuritë mbi llojet dhe metodat e matjeve, matjet direkte, indirekte dhe të kombinuara me përsëritje, gjithashtu me metodat e matjeve me tregim dhe me krahasim. Do të përqendrohemi edhe tek gabimet e matjeve, shkaqet dhe llojet e gabimeve si dhe masat e mënjanimit të gabimeve.