EE 330 – SHPERNDARJA DHE PERDORIMI I ENERGJISE ELEKTRIKE


KURSI: Bachelor në Inxhinieri Elektrike
NGARKESA: Semestri zgjat 15 jave
  Leksione 3 ore
  Seminare 1 ore
  Detyra Kursi 1 ore

 

PERSHKRIMI I LENDES

Është një ndër lëndët kryesore të inxhinierisë elektrike që i jep studentit njohuritë teorike për t’i aplikuar në fushën e projektimit të elementëve të veçantë në sistemin e shpërndarjes së energjisë elektrike. Qëllimi është që studenti të fitojë njohuritë bazë për organizimin e rrjetit shpërndarës. Studenti analizon grafikët e ngarkesës si dhe njeh dhe përcakton karakteristikat e saj. Merr njohuritë e nevojshme për elementet e mbrojtjes, sigurisë së sistemit të shpërndarjes  së  energjisë  elektrike.  Pas  përfundimit  të  kësaj  lënd,  studenti  do  të  jetë  në  gjendje  të  kuptojë  konceptet  themelore  për  sistemin  e shpërndarjes dhe përdorimin e saj; të kuptojë dhe të zbatojë kriteret e nevojshme në bazë të të cilave është në gjendje të projektojë çdo element të sistemit të shpërndarjes; të kuptojë epërsitë gjatë krahasimit të skemave që shërbejnë për organizimin e sistemit të shpërndarjes; të dijë të përcaktojë humbjet në rrjetin e shpërndarjes; të dijë të përcaktojë humbjet e tensionit; të njohë të gjitha mbrojtjet e nevojshme për pajisje dhe linja; si dhe të njohë të gjitha kriteret gjatë fazës së projektimit të një nënstacioni elektrik TM/TU.