EE 248 – BAZAT E AUTOMATIKËS 1


KURSI: Bachelor Inxhinieri Elektrike
NGARKESA: Semestri zgjat 15 jave
  Leksione 3 ore
  Seminare 1 ore
  Detyra Kursi      1
  Punë Laboratori      –

 

PËRSHKRIMI I LENDËS

Hyrje në sistemet dhe kontrollin inxhinierik. Sistemet e orientuara; sistemet jodinamike;sistemet dinamike: hapësira e gjendjeve dhe format hyrje dalje; ekuilibri; modelet lineare tangente në një pikë pune. Analiza e sistemeve lineare invariante në kohë; probleme të qëndrueshmërisë: qëndrueshmeria e lëvizjes kundrejt qëndruëshmërisë së sistemit; kriteret e qëndrueshmërisë; përgjigjet kanonike. Bazat e analizës së sinjaleve: transformimi i Laplasit, metoda Hevisajd dhe polet dominuese të sistemit; transformimi Furie. Analiza në zonën e frekuencës për sistemet invariante në kohë; funksioni transmetues; shpërbërja kanonike dhe sistemet me vetekuilibrim; realizimi i një funksioni transmetues; analiza e sistemeve të përshkruara nga një bllokdiagrame; përgjigja në frekuencë.