EE 231- ELEKTRONIKE INDUSTRIALE


KURSI: Bachelor Inxhinieri Elektrike
NGARKESA: Semestri zgjat 15 jave
  Leksione 3 ore
  Seminare 1 ore
  Detyra Kursi 0
  Pune Laboratori 0

 

 

PERSHKRIMI I LENDES

Kursi i elektronikës industriale merret me studimin cilësor të shndërruesve statikë, me

“rregullat e lojës” së konvertimit të formës së sinjaleve elektrike.

Projektimi i qarqeve elektronike, si çdo fushe tjeter e projektimit, kalon nëpër disa etapa përpara materializimit të tij deri në krijimin e produktit përfundimtar. Edhe vetë produkti përfundimtar njeh disa etapa zhvillimi, ato të ballafaqimit të tij me botën reale deri në pranimin e tij.

Etapat e projektimit të qarqeve elektronike ndahen si më poshtë :

– etapa e konceptimit,

– etapa e realizimit të qarkut virtual (simulimi apo modeli matematik),

– etapa e realizimit fizik eksperimental (modeli fizik apo maketi),

– etapa e realizimit industrial apo tregtar.

Gjatë gjithë  këtij kursi do të japim një  tablo të  përmbledhur të etapës së  parë ,  asaj të  konceptimit,  etapë  e cila pa dyshim, ka  rëndësi të veçantë,  pasi përcakton konturet e para (të pashifruara) të produktit që duhet realizuar