EDU 460 (T) – KERKIMI SHKENCOR NE EDUKIM


PROGRAMI I STUDIMIT:         Master Profesional ne Mesuesi per Arsimin e Mesem Informatike
NGARKESA: Semestri zgjat 15 jave
  Leksione 3 ore/jave
  Seminare 3 ore/jave

 

Qëllimi i kursit

Qёllimi i kёtij kursi ёshtё tё sigurojё instruksionet bazё mbi dizenjimin dhe aplikimin e kerkimit shkencor ne fushen e edukimit. Gjate kursit do te mbulohen ceshtje tё lidhura me teoritё, metodat dhe procedurat e nevojshme per realizimin e nje punimi shkencor. Identifikimi dhe formulimi i problemeve te kerkimit ne fushen e edukimit, ngritja dhe testimi i hipotezave, kampionimi, metodat dhe instrumentat e studimit, jane nder temat kryesore qe do te trajtohen ne klase.Kursiёshtёkonceptuarmbibazёn e leksionevetёdrejtuarangainstruktori, diskutimeveaktivembishembujtёstudimevetёsjellanёklasёngainstruktoriapoproblemetёkёrkimitshkencor, realizimin e ushtrimeveapodiskutimembi video qё do tёshihennёklasёtёcilatsynojnёaplikimin e njohurivetёmarragjatёleksioneve, sidhenxitjen e mendimitkritiktekstudentёt.

Permbajtja e kursit

1.   Kёrkimi shkencor dhe roli i tij nё edukim

2.   Metodologjia, njё hyrje koncize

3.   Fillimi i kёrkimit-pёrcaktimi i problemit tё kёrkimit

4.   Studimi i literaturёs, ndёrtimi i hipotezave

5.   Variablat-identifikimi, emёrtimi, pёrkufizimi i tyre

6.   Planifikimi i kёrkimit

7.   Anketa dhe pyetёsori

8.   Intervista

9.   Vёzhgimi

10. Eksperimenti

11. Korrelacioni

12. Kampionimi

13. Opinioni publik dhe sondazhet

14. Studimi cilёsor knd studimit sasior

15. Studimi i rastit

16. Analiza dhe pёrpunimi i tё dhёnave

17. Shkrimi i raportit tё kёrkimit

18. Vlefshmёria dhe besueshmёria

19. Etika e kёrkimit shkencor

20. Shkrimi i referencave nё fund tё artikullit

21. Analizё artikujsh