EDU 441- BAZAT KULTURORE TË EDUKIMIT


Kredite 8

Ngarkesa: 3/2

Qëllimi i kursit

Bazat e pedagogjisë dhe trajtimi bashkëkohor i koncepteve të reja pedagogjike. Metodat e reja teknologjike dhe roli i tyre në pedagogjinë e sotme. Nëpërmjet punës individuale studimore do të sygjerojmë modele alternative në formë të punimeve të shkruara (esse). Gjatë kursit do të shqyrtohen çështje të tilla si: faktorët që ndikojnë në procesin e mësimdhënies, klasifikimi i modeleve sipas zhvillimit bihejviorist, kognitiv dhe socioal, konceptet e mësimdhënies për të kuptuarit, zhvillimi i shprehive të të menduarit dhe shprehive të shoqërisë së dijes. Kursi është i destinuar për studimet pasuniversitare në Programin “Master Profesional”. Ky është një kurs i thelluar për teorinë dhe modelet e zhvillimit dhe të hartimit të kurrikulave, programeve lëndore dhe planifikimit të mësimit. Programi përmban tema që trajtojnë çështje konceptuale, proçedura dhe modele për zhvillimin dhe hartimin e kurrikulave shkollore, të programeve lëndore dhe të planit të mësimit.

Përmbajtja e kursit

KREU I:     Pedagogjia si shkencë.

KREU II:   Mësuesi në shoqërinë e dijes dhe informacionit. KREU III: Strategjitë e të pyeturit

KREU IV:   Familjet e modeleve të mësimdhënies.

KREU V:   Zhvillimi i shprehive të të menduarit. KREU VI:   Strategjitë e të mësuarit.

KREU VII: Të nxënët bashkëpunues. KREU VIII: Stilet e të mësuarit.

KREU IX: Qasje teorike për programimin dhe planifikimin e mësimdhënies. KREU X:   Qasje praktike për programimin dhe planifikimin e mësimdhënies. KREU XI: Çështje aktuale të programimit dhe të planifikimit të mësimdhënies. KREU XII: Modulet e vlerësimit të kurrikulës