ECN 370 – EKONOMETRI


Ngarkesa: 3/2

Qëllimi i kursit:

T’u ofrojë studentëve nocionet e përgjithshme dhe specifikat e veçanta të lëndës me  qëllimin për t’i mësuar ata se si të matin dhe testojnë teoritë ekonomike, pra njohjen e tyre me metodologjinë (klasike) ekonometrike. Në të do të trajtohen idetë themelore të regresionit linear, së pari me modelin e regresionit me dy variabla dhe pastaj me modelin e regresionit të shumëfishtë), duke përdorur si variablat kuantitative(sasiore) edhe ato kualitative (cilësore). Do të shihen pasojat praktike kur të kemi marrë të mirëqenë plotësimin e supozimeve të ndryshme të modelit klasik të regresionit linear. Në fund të semestrit, studentët do të jenë në gjendje për të ngritur një model ekonometrik, ta vlerësojnë  modelin,  të  kryejnë  teste  të  përshtatshme  diagnostikimi dhe  të  hipotezave,  si  dhe  të  interpretojnë rezultatet  e  dala.  Për konkretizimin e njohurive, gjatë seminareve dhe leksioneve do të punohet një numër i madh ushtrimesh.

Përmbajtja e kursit:

KREU I: Objekti dhe natyra e Ekonometrisë

KREU II: Modeli i thjeshtë linear

KREU III: Modeli i përgjitheshëm linear.Modeli i regresionit të shumëfishtë

KREU IV: Klasa të ndryshme modelesh Ekonometrike.

KREU V: Cënimi i supozimeve të metodës së katrorëve me të vegjël

KREU VI: Kriteret dhe testet për zgjedhjen e modelit më të mirë

KREU VII: Modelet e ekuacioneve të njëkohshëm

KREU VIII: Analiza e serive kohore dhe modelet ARMA dhe ARIMA

KREU IX: Temat e zgjedhura në analizën modeleve regresiv