ECN 270 – MAKROEKONOMI


Ngarkesa: 3/2

Qëllimi i kursit:

Qëllimi kryesor  është të pajisë studentët me njohuritë bazë të ekonomisë duke iu dhënë si pika referimi: Konceptet, variablat dhe  modelet bazë teorike makroekonomike që përbëjnë instrumentat kryesore,në themel të  funksionimit të një ekonomie kombëtare si një tërësi dhe si nënsistem i një sistemi global ekonomik.

Në këtë lëndë, studentët duke aplikuar metodën e të menduarit ekonomik  do të pajisen me njohuri të plota në lidhje me mënyrën se si funksionon ekonomia si nje e tere, si llogariten dhe nderthuren treguesit kryesorë makroekonomikë,produkti kombëtar-rritjet dhe rëniet e ciklit të prodhimit, inflacioni, papunësia,lidhjen midis tyre dhe me rritjen ekonomike si dhe instrumentat e ndryshëm ekonomikë dhe politikë në realizimin e objektivave kryesore makroekonomike. E gjithë lënda konceptohet në dhënien e shpjegimin e tre modeleve kryesore  si Modeli i thjeshtë ekonomik, Modeli AD – AS dhe Modeli IS – LM, si modeli që merr në konsideratë tregun e të mirave dhe atë monetar në një ekonomi.

Përmbajtja e kursit:

KREU I:     Hyrje në makroekonomi, faktet dhe modelet e para Kontabiliteti i të ardhurave kombëtare

KREU II: Modeli i thjeshtë Keynsian – Të ardhurat dhe shpenzimet

KREU III: Modeli IS –LM , Paraja, interesi dhe të ardhurat Politika monetare dhe fiskale

KREU IV: Lidhjet ndërkombëtare – Modeli IS- LM në modelin e hapur

KREU V: Modeli i përgjithshëem makroekonomik – Kërkesa dhe Oferta agregate  Oferta agregate : Pagat, cmimet dhe punëzënia

KREU VI: Konsumi

KREU VII: Kursimi

KREU VIII: Rritja ekonomike

KREU IX: Papunësia

KREU X: Inflacioni

KREU XI: Dinamika Papunësi – Inflacion

KREU XII: Paraja dhe sistemi monetar