DET 490 – PRAKTIKE PROFESIONALE


KURSI:                     Master Studime te Avancuara Detare
NGARKESA: Semestri 15 jave
Leksione: 45 ore
Seminare (Praktike) 30 ore

 

PERSHKRIMI :

Lenda synon t’u jap studenteve njohuri praktike, si dhe t’u mundesoj studenteve te implementojne njohurite e marra ne lendet e tjera ne praktiken e anijeve dhe porteve. Lenda do te zhvillohet ne terren ku studentet do te kene mundesi te njihen me procedurat e perditshme ne porte, ambjentet portuale, kapitenerite e porteve dhe terminalet e trageteve dhe konteinereve. Gjithashtu studentet do te njihen me punen e perditshme te agjensive detare te anijeve dhe trageteve, me punen e kompanive te menaxhimit te anijeve. Do te kene mundesi te marrin njohuri ne kantieret e ndertimit dhe te riparimit te anijeve.