DET 325 – Praktike Lundrimore


KURSI:                            Bachelor ne Navigacion

NGARKESA:  

Semestri                                 15 jave

Leksione                                  0 ore

Seminare(Praktike)              75 ore

Detyre Kursi                                    –

 

 

PERSHKRIMI :

Praktika Lundrimore ka per qellim krijimin e aftesive praktike te studenteve ne perdorimin e njohurive te marra ne lendet qe lidhen me lundrimin dhe drejtimin e anijes. Lenda do te shtrihet pergjate fazes finale te semestrit per nje periudhe dy javore. Gjate  kesaj fazes studenti do te vizitoje anijet ne portet e Vlores, Durresit, Shengjinit dhe Sarandes ku do krahasoje njohurite e marra ne auditor, me perdorimin e tyre ne praktike, ne anije. Studenti do te kete mundesine te njihet me perdorimin e pajisjeve navigacionale, identifikimi i sinjaleve ne det, bregdet dhe atyre te anijes dhe masat per pergatitjen e anijes per lundrim ne kushte normale dhe ne kushte te vecanta navigacionale dhe meteorologjike. Gjithashtu studenti do te njihet me dokumentacionin e anijes, vleresimin, axhornimin e tij si edhe menaxhimin e situatave te emergjences dhe Luften per Jeten ne anije.