DET 312 – ASTRONOMIA DETARE


KURSI:                       Bachelor ne Navigacion

NGARKESA:               

Semestri                     15 jave

Leksione                     45 ore

Seminare                    30 ore

Detyra Kursi               1

Pune Laboratori          –

 

 

PERSHKRIMI :

Lenda synon dhenien e njohurive dhe koncepteve baze mbi orientimin dhe percaktimin e vendodhjes se anijes me metodat astronomike ne det te hapur e oqean.

Sfera qiellore. Sistemet e koordinatave qiellore. Levizja ditore e dukshme e trupave qiellore.Sistemi diellor. Planetet, pozicioni dhe levizja e tyre.Yjet dhe yjesite kryesore, identifikimi i tyre nepermjet hartes yjore.ndryshimi i koordinatave ekuatoriale te trupave qiellore.hena dhe levizjet e saj. Koha dhe matja e saj. Vjetaret astronomik, permbajtja struktura dhe perdorimi i tyre.Globi yjor, yllkerkuesi dhe perdorimi i tyre.Sekstanti, teoria dhe ndertimi sekstantit detar.Matja e lartesive me sekstant dhe korrigjimi i tyre.percaktimi i korrigjimit te busulles me metoda astronomike.Percaktimi i vendndodhjes se anijes me 3-4 vija lartesore te vendndodhjes.Percaktimi i vendndodhjes se anijes me ane te matjes se dy lartesive te njepasnjeshme te Diellit.Vija lartesore e vendndodhjes dhe gabimet e saj.