DET 311 – NAVIGACIONI ELEKTRONIK


KURSI:                        Bachelor Navigacion
NGARKESA: Semestri 15 jave
  Leksione 45 ore
  Seminare 30 ore
  Detyra Kursi (1)
  Pune Laboratori (0)

 

PERSHKRIMI :

Kursi trajton ne menyre te vecante sistemet lundrimore hiperbolike dhe radioelektronike. Gjithashtu sisteme te tjera radioelektronike si radar, arpa, hartat elektronike, thellesimatesat me ultratinguj, dhe pajisje te tjera elektronavigacionale jane pjese e programit qe do te behet ne kete kurs. Kursi synon tju jape studenteve njohurite baze te domosdoshme per njohjen dhe perdorimin e pajisjeve radionavigacionale ne bordin e anijes. Njohja dhe interpretimi i rezultateve te marra nga keto pajisje eshte nje nga elementet baze qe duhet te zoteroje lundertari gjate lundrimit oqeanik, larg brigjeve dhe ne mungese te objekteve referues detare apo bregdetare. Gjate kursit jepen njohuri edhe per metodat e analizes te gabimeve gjate perdorimit te ketyre pajisjeve dhe metodat e marrjes te tyre ne considerate ne percaktimin e vendndodhjes te anijes gjate lundrimit.