DET 212 – Meteorologji-Oqeanografi


KURSI           Bachelor Navigacion
NGARKESA: Semestri 15 jave
  Leksione 45 ore
  Seminare 30 ore

 

PERSHKRIMI :

Kursi eshte i perbere nga dy pjese:

METEOROLOGJIA, e cila fokusohet ne studimin e fenomeneve atmosferike. Per rrjedhoje kjo disipline shkencore thellohet ne njohjen dhe trajtimin e elementeve  atmosferike  qe  paraqesin  interes  per  ceshtjet  hidrolundrimore  si  edhe  ne  njohjen  dhe  perdorimin  e  mesazheve,  hartave  dhe  buletineve meteorologjike. Njekohesisht, disiplina e meteorologjise synon te njohi studentin edhe me mjetet dhe pajisiet matese te parametrave atmosferike qe perdoren ne bord te anijes per te kryer analize te situates se momentit dhe parashikim te kushteve te motit per periudhen ne vijim si psh. Barometri, barografi, igrometri, psikrometri, termografi, erematesi i dores, etj.

OQEANOGRAFIA ka objekt studimi fenomenet e rendesishme hidrologjike qe zhvillohen ne masat ujore detare dhe oqeanike. Rrjedhimisht kjo disipline shkencore  nderthurur  me  meteorologjine  perqendrohet  ne  njohjen  dhe  studimin  e  elementeve  dhe  faktoreve  qe  paraqesin  interes  nga  pikepamja hidrolundrimore. Ajo fokusohet pergjithesisht ne studimin e karakteristikave te tabanit te detit  dhe konfigurimit te brigjeve, karakteristikat e rrymave, valezimeve, akujve detare, batice-zbaticave dhe cilesive te mases ujore.