DET 132 – Historia e Artit Detar


KURSI: Bachelor  Navigacion
NGARKESA: Semestri 15 jave
Leksione 30 ore
Seminare 30 ore
Laborator 15 ore

 

PERSHKRIMI :

Historia e Artit Detar – Ka te beje me studimin e ngjarjeve te rendesishme historike te zhvilluara ne teatrin detar. Njohja dhe trajtimi analitik i realiteteve historike te zhvilluara ne det, synon  te nxjerri ne drite impaktin strategjik qe ka ne jeten ekonomike, politike dhe sociale te kombeve transporti detar. Historia e artit detar perqendrohet ne evidentimin e rolit qe ka patur hapsira detare, transporti detar, teknologjia e ndertimit te mjeteve detare dhe tregetia permes detit ne zhvillimin e qyteterimeve detare me ne ze te periudhes se antikitetit (ne dimensionin mesdhetar), mesjetes dhe epokes moderne qe ze fill me perandorite koloniale-detare dhe perfundon  ne ditet tona. Ne fokus te ketij kursi eshte shqyrtimi i kronologjise historike dhe analiza e eventeve me te rendesishme te ndodhura ne teatrin detar pergjate koherave, te cilat kane diktuar evolucionin e gjeopolitikes, raportet ndershteterore dhe zhvillimin e qyteterimeve te ndryshme.