DET 121 – HARTOGRAFIA LUNDRIMORE


KURSI:                       Bachelor Navigacion

NGARKESA:               

Semestri zgjat            15 jave

Leksione                     45 ore

Seminare                    15 ore

Detyra Kursi               (1)

Pune Laboratori         (0)

 

PERSHKRIMI :

Lenda Hartografia Lundrimore ka për qëllim të pajisë studentët e vitit të parë me njohurite lidhur me mjedisin detar, punen e navigatorit dhe navigacionin. Studenti merr njohuri për formën, madhësinë dhe orientimin në sferoid Tokës si dhe per elementet thelbësore të orientimit në det dhe pajisjet lundrimore. Trajtimi i temave me orientim gjeografiko lundrimor e njeh studentin me kontinentet, detet dhe oqeanet, me zbulimet e mëdha gjeografike detare dhe protagonistët e tyre navigatore. Më në fund studenti merr njohuri të plota per rrug-kalimet me te rendesishme detare, Kanalet natyrore dhe artificiale, karakteristika e tyre dhe rregullat qe disiplinojne kalimin ne ato. Hartografia, si pjese e rendesishme e programit, njeh studentet me projeksionet hartografike ne pergjithesi, me metodat dhe bazen matematiokore te projektimit hartografik. Nje vend te rendesishem i jepet trajtimit te projeksionit Merkator dhe menyres se ndertimit te rrjeteve te koordinatave gjeografike dhe hedhjes se objekteve ne keto harta.