CS 461 – DIDAKTIKA E PROGRAMACIONIT


KURSI:                                     Master Profesional ne Mesuesi per Arsimin e Mesem Informatike
NGARKESA: Semestri zgjat 15 jave
  Leksione 3 ore/jave
  Seminare 2 ore/jave
  Detyra Kursi

Pune Laboratori

1 projekt gjate semestrit

 

PERSHKRIMI I LENDES

CS 461Didaktika e Programacionit eshte nje kurs qe ofrohet per studentet e Masterit Profesional ne Informatike. Ky kurs synon ti orientojë studentet drejt formimit si mësues i gjuhëve të programimit. Çdo kapitull në këtë lëndë fokusohet në një grup të veçantë të koncepteve thelbesore të gjuhëve të programimit. Kapitujt e parë janë kryesisht teorik dhe të ilustruar me shembuj konkret, ndërsa ne kapitujt e tjerë kalohet në probleme praktike me anë të gjuhëve të ndryshme të programimit si C++, Java, Prolog, Scheme, etj. Bëhet një krahasim midis tipeve të ndryshme të gjuhëve të programimit. Pjesa e fundit qe do te trajtohet ne kete kurs ka te beje me paraqitjen e analitike dhe grafike te algoritmave kryesore te perdorura ne informatike dhe implementimin e tyre ne gjuhen C++.Nje aspekt i rendesishem eshte puna praktike. Studentet duhet te kene akses ne kompjuter per te kryer detyren e kursit.