CS 421- DIDAKTIKA E INFORMATIKES


PROGRAMI I STUDIMIT:           Master Profesional ne Mesuesi per Arsimin e Mesem Informatike
NGARKESA: Semestri zgjat 15 jave
  Leksione 3 ore/jave
  Seminare 2 ore/jave
  Detyra Kursi 1 projekt gjate semestrit
  Pune Laboratori

 

PERSHKRIMI I PROGRAMIT TE LENDES

Ky eshte nje kurs i orientuar drejt formimit te studentit si pedagog te informatikes ne shkollen 9-vjecare dhe te mesme. Realizimi cilësor i programit kërkon respektimin e parimeve themelore didaktike, përzgjedhjen nga mësuesi të metodave dhe formave më të përshtatëshme të punës në orën e mësimit. Mësuesi duhet të përcaktojë me kujdes pragun ndërmjet materialit teorik dhe veprimtarive praktike.Në rrjedhën e “didaktikës së informatikës”, ne fokusohemi në metodologjinë dhe aftësitë rreth mësimdhënies disiplinat individuale të Shkencave Kompjuterike dhe veçanërisht në Web. Njohuri themelore të TI është thelbësore për ata që dëshirojnë të marrin pjesë në aktivitetet e kursit. Ne kete kurs do te trajtohen teoritë e dijes dhe mësimit, Teknologjia e informacionit si lëndë autonome, Didaktika ne Web, Transformimet didaktike në mësimdhënie në Web si dhe drejtime të reja kërkimore në didaktikën e shkencës kompjuterike.