CS 370 – HYRJE NE INTELIGJENCEN ARTIFICIALE


KURSI:                  Bachelor Shkenca Kompjuterike, Teknologji Informacioni, Informatike, Shkenca Kompjutacionale
NGARKESA: Semestri zgjat 15 jave
  Leksione 3 ore/jave
  Seminare 2 ore/jave
  Detyra Kursi 1 ne semester
  Pune Laboratori

 

PERSHKRIMI I LENDES

Ky kurs trajton idete dhe principet themelore ne fushen e inteligjences se kompjuterave. Qellimi i Inteligjences Artificiale eshte te kuptoje dhe jap sjellje inteligjente makinerive, duke u veshur atyre aftesine per te mesuar, planifikuar, dhe zgjidhur probleme ne menyre autonome. Trajtohen sistemet eksperte te bazuar ne rregulla, sistemet eksperte fuzzy, sistemet eksperte te bazuar ne frame, rrjetat neurale artificiale, llogaritja evolucionare me algoritmat gjenetike dhe programimin gjenetik dhe inxhinieria e njohurive. Studenti prezantohet me konceptet baze, terminologjine, aplikacionet dhe metodologjite e aplikuara ne keto sisteme inteligjente.

Objektivi kryesor i ketij kursi eshte dhenia e njohurive baze ne menyre qe studentet te kuptojne cfare eshte Inteligjenca Artificiale. Per shkak te kohes se kufizuar dhe njekohesisht objektivit qe ka ky kurs per te dhene nje pamje te pergjithshme te fushes se gjere te IA ne do te perpiqemi te mos ndalemi ne vertetime teorike apo perkufizime formale, keshtu edhe studentet mund te krijojne nje ide me te plote rreth kesaj fushe.