CS 348 – ARKITEKTURE KOMPJUTERI


KURSI: Bachelor Informatike, Shkenca Kompjuterike, Teknologji Informacioni
NGARKESA: Semestri zgjat 15 jave
  Leksione 3  ore   /jave
  Seminare 2 ore/jave
  Detyra Kursi 1 ore ne semester

 

PERSHKRIMI I LENDES

Arkitektura e Kompjuterit përqëndrohet në strukturën dhe sjelljen e moduleve funksionale të një sistemi kompjuterik dhe se si ato ndërveprojnë për të siguruar nevojat proçesusese për përdoruesin. Materiali i lëndës ndahet në 8 kapituj. Në kapitullin e parë trajtohen elementet kryesore hardware në një kompjuter. Në kapitullin e dytë trajtohen të gjitha mënyrat e adresimit dhe tipet e instruksioneve. Në kapitullin e tretë trajtohet gjuha assembler, si dhe shembuj konkretë, të shkruar në gjuhën assembler dhe të komunikimit mes memories dhe kashesë. Më pas trajtohen raportet midis kontrollit të kablluar RISC dhe atij të mikroprogramuar CISC. Një vend të veçante zë dhe organizimi i kontrollit të mikroprogramuar. Kapitulli i katërt analizon elemente të njësisë së përpunimit CPU. Kapitulli i pestë trajton tipet e memories, hierarkinë e saj, rastet cache miss dhe hit, memoriet virtuale dhe ato ROM.

Kapitulli i gjashtë trajton të gjitha mënyrat e komunikimit mes pajisjeve I/O. Interruptet dhe identifikimet e pajisjeve zënë një vend të rëndësishëm ne këtë kapitull. Një vend të rëndësishëm merr dhe trajtimi i llojeve të buseve, si dhe ndërfaqet seriale dhe paralele. Kapitulli i shtatë bën një paraqitje të plotë të procesorëve me pipeline. Kapitulli i tetë trajton teknologjitë CISC dhe RISC dhe bën një krahasim midis tyre. Këtu përmenden dhe sistemet me multiprocessor.