CS 345 – BAZA TE DHENASH


KURSI:                                           Bachelor Informatike, Shkenca Kompjuterike, Teknologji Informacioni, Shkenca Kompjutacionale
NGARKESA: Semestri zgjat 15 jave
  Leksione 3 ore/jave
  Seminare 2 ore/jave
  Detyra Kursi 1 ne semester

 

PERSHKRIMI I LENDES

Ky kurs ka per qellim t’u jape studenteve njohuri te qendrueshme ne baza te dhenash, duke u fokusuar ne sistemet e menaxhimit te bazave te dhenave relacionale. Trajtohen aspekte te modelimit te te dhenave, modeli entitet-relacion (E-R), modeli E-R te avancuar dhe rregullat e biznesit, projektimi logjik i bazes se te dhenave, normalizimi i relacioneve, algjebra relacionale, gjuha e percaktimit dhe manipulimit te te dhenave SQL, projektimi fizik i bazave të të dhënave dhe performanca, njohuri te pergjithshme mbi mjediset e bazave te te dhenave klient-server, data warehouse, dhe baza te dhenash te orientuara nga objekti. Kursi synon të aftësojë studentët në projektimin e bazave të të dhënave; një bazë e dhënash e mirë-projektuar thjeshtëson ndërtimin, mirëmbajtjen, dhe modifikimin e një aplikacioni.