CS 343 – TEORIA KOMPJUTACIONALE


KURSI:                       Bachelor Shkenca Kompjutacionale
 NGARKESA:               Semestri zgjat 15 jave
  Leksione 3 ore/jave
  Seminare 2 ore/jave
  Detyra Kursi

Pune Laboratori

1

 

PERSHKRIMI I LENDES

Qellimi i ketij kursi eshte te kuptojme kufizimet kryesore ne ate se cfare mund te llogaritet ne menyre efektive ne universin tone. Keto kufizime zbulojne tipare te informacionit, njohurive, procesimit ashtu edhe ceshtjeve praktike qe mund dhe nuk mund te llogariten. Teoria e Kompjutacionit eshte lende e cila merret me menyren sesi problemet mund te zgjidhen me anen e nje modeli llogarites. Metodat formale ne llogaritje qe do te trajtohen jane te shumta si psh. automatat me gjendje te fundme, automatat pushdown, makinat Turing, gjuhet e rregullta dhe context-free. Keto modele llogaritese jane perdorur per te diskutuar problemet e llogaritshmerise. Njekohesisht trajtohet zgjidhshmeria dhe pazgjidhshmeria e problemeve, kompleksiteti kohor i problemeve qe kane zgjidhje nga ana kompjutacionale.Ky eshte nje kurs i abstraksioneve qe ne mund te bejme ne lidhje me llogaritje te ndryshme, me faktin nese jane te zgjidhshme apo jo, sa shpejt mund te kryhen, me sa memorje dhe me cfare lloj modeli llogarites. Ajo trajton temen me te ‘paster’ te te gjithe shkencave kompjuterike. Quhet e tille sepse mundohet te mbaje larg cdo detaj te kompjuterave te sotem duke e zevendesuar ate me abstraksionet e makines Turing, nje model abstrakt i kompjuterave tane modern. E trajtuar ne kete forme, na jepet mundesia e shqyrtimit te te gjitha mundesive dhe provave qe mund te realizohen per te pare efikasitetin ose jo te nje llogaritje te caktuar para se ta vendosesh ate ne funksionim