CS 337 – PROJEKTIMI I SOFTUEREVE


KURSI: Bachelor ne Informatike
NGARKESA: Semestri zgjat 15 jave
  Leksione 3 ore/jave
  Seminare 2 ore/jave
  Detyra Kursi 1 ne semester
  Pune Laboratori

 

PERSHKRIMI I LENDES

Lenda Projektimi i Softuereve trajton proçeset kryesore te inxhinierise softuere ne projektimin e sistemeve duke dhene nocionet baze te zhvillimit te tyre lidhur ngushte me proçesin e menaxhimit, si dhe mundesite, sfidat me te cilat perballet sot inxhinieria softuer.

Lenda synon dhenien e nje vizioni te pergjithshem per prodhimin e softuereve duke filluar nga specifikimet e tij, projektimin dhe menaxhimin nepermjet nje trajtimi panoramik te lendes, si dhe ofron nje mjet me teper per te ndihmuar studentet ne thellimin e njohurive, projektimin arkitekturor, zhvillimin e sistemeve te besueshme dhe permiresimin e proçeseve nepermjet shembujve praktik.

Paraqiten njohuri baze mbi proceset e ndertimit te softuereve: analize, projektim, testim, vleresim dhe mirembajtje. Paraqiten problemet me te cilat perballen inxhinieret ne zhvillimin e produkteve softuer Trajtohen metodat e strukturuara dhe te orientuara nga objekti te Inxhinierise Softuere.