CS 335 – Projektimi i Nderfaqeve Kompjuter-Njeri ne Platformen VB-NET


KURSI: Bachelor Informatike
NGARKESA: Semestri zgjat 15 jave
Leksione 3 ore/jave
Seminare 2 ore/jave
Detyra Kursi 1 ne semester
Pune Laboratori

 

PERSHKRIMI I LENDES

Ky kurs trajton ne teori dhe praktike koncepte te nderveprimit kompjuter-njeri. Ceshtjet qe trajtohen perfshijne principet e projektimit, ndertimit te nderfaqeve, testimit te perdorueshmerise, dokumentimin dhe vizualizimin e informacionit.

CS335 Nderfaqe Grafike me Visual Basic orientohet drejt formimit te studentit si programues dhe dizenjues i aplikacioneve te ndryshme kompjuterike. Nje aspekt i rendesishem i ketij kursi eshte puna praktike. Studentet duhet te kene akses ne kompjuter per te kryer detyren e kursit.

Kursi fillon me instalimin dhe njohjen e mjedisit te punes se Visual Basic 6.0. Ne kapitujt ne vijim shpjegohen me radhe konceptet e kesaj gjuhe programimi, sic jane: variablat, operatoret, strukturat e kontrollit, ciklet, tabelat nje-dimensionale dhe dy-dimensionale, funksionet dhe procedurat, skedaret, etj. Çdo kapitull shoqerohet me shembuj aplikacionesh te ilustruara hap pas hapi. Kapitujt në këtë libër janë te grupuar ne forme hierarkike. Se fundi prezantohen konceptet baze te lidhjes se visual basic me bazat e te dhenave.