CS 322 – TEKNOLOGJIA DHE MULTIMEDIA INTERAKTIVE


KURSI:                               Bachelor ne Shkencat Kompjuterike

NGARKESA:                     

 Semestri zgjat                    15 jave

Leksione                              2 ore/jave

Seminare                              2 ore/jave

Detyra Kursi                        4 ne semester

Pune Laboratori                   1 ore/jave

 

PERSHKRIMI I LENDES

Ky kurs ka per qellim t’u jape studenteve njohuri mbi shfrytezimin e kompjuterave ne arsim në masë të madhe e cila mund të sjell në arritjen e qëllimeve didaktike, ndikimin e teknologjisë në mësim, si dhe ndikimin e teorive për mësim në dizajnin e sistemeve kompjuterike arsimore. Karaketeristike për këto sisteme është se bazohen në kompjuter dhe mundësitë e tij më të mëdha: multimedia, hipermedia, animacioni dhe simulimi për paraqitje me figura të përmbajtjeve arsimore, gjerësisht potencialeve të tij pothuaj të pakufizuara për gjetjen dhe kërkimin e nje numri shumë të madh të informacioneve.

Multimedia e ka potencialin për transformim të shkollave tradicionale në shkolla moderne me mundësi të pafundshme.Potenciali i saj në përmirësim të kualitetit të mësimit është shumë i madh.Si rrjedhim, dizenjuesit e multimediasë arsimore kanë rol esencial në proçesin e integrimit të multimediasë në mësim.

Qëllimi themelor i sistemeve arsimore hipermediale është të sigurojnë proçes me kualitet, dhe më efikas për mësimin. Për këtë, të gjithë faktorët që ndikojnë në proçesin e mësimit duhet të organizohen në atë mënyrë që të sjellin realzimin e këtij qëllimi