CS 261 – PROJEKTIMI DHE ANALIZA E ALGORITMAVE


KURSI: Bachelor Shkenca Kompjuterike, Informatike
NGARKESA: Semestri zgjat 15 jave
  Leksione 3 ore/jave
  Seminare 2 ore/jave
  Detyra Kursi 1 ne semester
  Pune Laboratori

 

PERSHKRIMI I LENDES

Ky kurs merret me dizenjimin dhe analizimin e algoritmave kryesor te fushes se shkencave kompjuterike. Shihen dy tipet e algoritmave iterativ dhe rekursiv, llojet e analizave te tyre, kompleksiteti. Strategjite per ndertimin e zgjidhjeve me ane te algoritmave perfshihen ne disa prej teknikave kryesore si Brute Force, Perca e Sundo, Redukto dhe Sundo, Programimi Dinamik dhe algoritmat Greedy. Studiohen tiparet kryesore te ketyre teknikave, te aplikuara ne zgjidhjen e  problemeve kryesore kompjutacionale si problemi i renditjes, i kerkimit, gjetja e modelit, problemet gjeometrike, kombinatorike, etj. Nje analize e tyre ben te mundur perzgjedhjen me me lehtesi dhe efikasitet te algoritmave me te pershtatshem per instanca te ndryshme. Algoritma si Merge Sort, Quick Sort, Insertion Sort, Bubble Sort, Kerkimi Binar, Kruskal, Prim, Dijkstra, etj do te jene ne fokusin e kesaj lende. Ne procesin analitik gjithashtu studiohet kompleksiteti kompjutacional ne kohe dhe hapesire, ku jepet nje shikim i pergjithshem i klasave te kompleksitetit, si klasa Big O, Big Theta, Big Omega. Ne fund te ketij kursi studenti duhet te jete ne gjendje te dizenjoje algoritma te sakte, eficente me kompleksitet sa me te mire kohor dhe hapesinor.