CS 234 – PROGRAMIM NE JAVA DHE NDERFAQE PERDORUESI


KURSI: Bachelor Teknologji Informacioni
NGARKESA: Semestri zgjat 15 jave
  Leksione 2 ore/jave
  Seminare 2 ore/jave
  Detyra Kursi 1
  Pune Laboratori

 

PERSHKRIMI I LENDES

Ky kurs siguron nje veshtrim mbi konceptet kryesore mbi programimin e orientuar nga objektet duke perdorur nje gjuhe te fuqishme sic eshte Java. Ne kete kurs studentet do te mesojne si te perdorin klasat nga libraria e klasave te parapercaktuara ne Java, dhe se si ata vete te percaktojne nje klase dhe metoda brenda klases. Gjate kursit do te fokusohemi ne te dhenat numerike, percaktimi i klasave qe krijojne instanca te saj nga perdorues, instruksionet e zgjedhjes (selektimit), instruksionet ciklike, karakteret dhe stringet, tabelat, renditja dhe kerkimi, programimi i drejtuar nga ngjarjet dhe objektet baze GUI, trashegimia dhe polimorfizmi. Swing do të përdoren për të ndërtuar aplikime Java dhe applets, po ashtu do te shikohen disa aspekte të AWT.