CS 160 – SISTEME ELEKTRONIKE DHE RRJETA LOGJIKE


KURSI: Bachelor Informatike, Teknologji Informacioni, Shkenca     Kompjuterike, Shkenca Kompjutaconale,etj.
NGARKESA: Semestri: 15 jave:
  Leksione: 2 ore ne jave: 30 ore
  Seminare: 2 ore ne jave: 30 ore
  Laboratore: (5 ore)
  Detyra Kursi: 1 detyre perfundimtare
  Detyra Shtepie: 15 (sipas cdo kapitulli) 

 

 

 

PERSHKRIMI I PROGRAMIT TE LENDES

Ne kete kurs synohet te jepen njohuri mbi sistemet elektronike dhe rrjetat logjike duke filluar nga njohja e qarqeve te thjeshte dhe te perbere te rrymes se vazhduar, elementet e qarkut dhe llogaritja e parametrave te qarkut   dhe duke vazhduar me llojet e sinjaleve, qarqet diferencuese, integruese, filtrat e sinjaleve, gjysmepercuesit. Diodat, Tranzistoret bipolare,Tranzistoret me efekt fushe, elemente te tjere gjysmepercues dhe perdorimet e tyre. Skemat kryesore elektronike si amplifikatoret, drejtuesit elektronike, ku vemendje i kushtohet lidhjeve te kunderta negative dhe pozitive, etj. Me tej do te shikohet rrjetat logjike si modul. Qëllimi është të japë njohuritë  bazë në elektronikën numerike dhe qarqet numerikë, për të bërë të mundur si analizën e sistemeve të ndërtuar me këto qarqe ashtu dhe realizimin e projektimeve të thjeshta në këtë fushë. Studentët duhet të marrin njohuritë bazë të familjeve llogjike, sistemeve kombinatore, sekuenciale,  RAM-eve, ROM-eve,  transformuesave analog-numerik  dhe numerik – analog, etjsi dhe te perforcojne kompetencat praktike ne ndertimin dhe projektimin e qarqeve te tille si aplikacione te para nepermnjet simulatoreve dhe puneve te laboratorit.